Shtëpia ku viktima Valdete Mamaj jetonte me bashkëshortin vrasës Petrit Mamaj është e mbyllur një ditë pas aktit makabër.

Varrimi i saj do të bëhet në shtëpinë e prindërve në Levan të Fierit. Fqinjët komentojnë pozitivisht për çiftin pasi ata nuk kanë pasur konflikte.

“Më është dukur i mirë, por nuk është se i njoh i mirë, kemi folur rrugës, por se çfarë kishte brenda se dinim. Ai nuk pinte se i thoja herë pas here”, tha një fqinj.

“Na ka dhembur shpirti, nuk kemi dëgjuar fare, njerëz të mrekullueshëm, e njohim si familje të mirë, na kanë ardhur kur kemi martuar fëmijët, për sebepe, edhe ne vetë u habitëm. Nuk e dimë që kishin pasur gjë, ngelëm të shokuar si lagje”, thanë dy prej fqinjave të viktimës.

“Janë njerëz punëtorë, punonin të dy, rrisnin kalamajtë, ushqenin kalamajtë. unë dola për të mbledhur plehrat, por kam qenë brenda në shtëpi se isha sëmurë”, u shpreh një tjetër fqinje.

Top Channel