Lufta Ukrainë-Rusi ka hyrë në javën e katërt këtë të enjte, ndërsa bombardimet rreth qyteteve ukrainase vijojnë pa asnjë grimcë shenje paqeje. Dhjetëra viktima janë shënuar nga sulmi në Kharkiv, ndërsa 90% e Mariupolit është shkatërruar. Presidenti amerikan, Joe Biden edhe sot e etiketoi me fjalë të rënda Vladimir Putinin.

22:21 “Je ylli i TikTok!”, Zelensky viziton 16-vjeçaren e plagosur në spital

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi në spital një 16-vjeçare të plagosur gjatë sulmeve ruse.Presidenti 44-vjeçar i dorëzoi vajzës një tufë të madhe me lule dhe tha: Nuk është e lehtë, por ne bëjmë gjënë e duhur.Pasi dëgjoi për popullaritetin e tij në platformën e ndarjes së videove, ai pyeti: Pra, ne kemi pushtuar TikTok?

21:23 “Ferr! Pashë të afërmit e mi të vdisnin”, rrëfimi i qytetarit nga Mariupoli i shkatërruar

Një punonjës bamirësie që arriti të shpëtonte nga Mariupoli dje e përshkruar ferr dhe tmerr qytetit port të rrethuar nga rusët. Çminuesi Halo Trust po punonte për të çarmatosur eksplozivët përpara se të detyrohej të lindte vendin. Ai thotë se banorët e moshuar po vdesin në shtëpitë e tyre dhe askush nuk mund t’i ndihmojë për shkak të bombardimeve të vazhdueshme.

20:29 Presidenti i SHBA Biden e quan Putinin diktator vrasës, bandit

Presidenti i SHBA Biden e quan Putinin një “diktator vrasës, bandit”. Pasi e quajti një kriminel lufte, Presidenti i SHBA Joe Biden e ashpërsoi sërish retorikën ndaj homologut të tij rus Vladimit putin  duke e quajtur atë  bandit dhe diktator. Ndërsa fliste në një ngjarje të Ditës së Shën Patrikut të enjten Biden tha se Putini është një “diktator vrasës, një bandit që po bën një luftë imorale kundër popullit të Ukrainës”.