ATSH/ Kryeministri Edi Rama zgjodhi sot disa fjalë të poetit, At Gjergj Fishta, për të përcjellë mesazhin e tij përmes rubrikës “Fjalë të çmuara”.

“Po, edhe hana do t’a dijë, edhe dielli do t’ket pa, se për qark ksaj rrokullije, si Shqypnija ‘i vend nuk ka …”.

Ishin këto vargje të At Gjergj Fishtës, bashkë me mesazhin e fuqishëm kombëtar, që Kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm te qytetarët.

Vetëm dy javë më parë, falë një investimi prej 5.5 milionë lekësh nga Ministria e Kulturës, shtëpia e At Gjergj Fishtës në fshatin Fishtë është rindërtuar duke u shndërruar në atraksion turistik që nxit potencialin e të gjithë zonës./m.m/j.p/