/ATSH/ “Suela, Ada dhe Edisona, tre studente ekselente që kanë zgjedhur të ndërtojnë jetesën e tyre me punë në këtë vend, e fituan me meritë dhe aftësi detyrën si Doganiere të Akcizës në Elbasan, duke u bërë fytyra e energjisë ripërtëritëse që ka përshkuar administratën publike, si dhe e rolit domethënës që po marrin vajzat dhe gratë në sektorin publik”.

Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama ndërsa solli të tjerë shembuj kuptimplotë të punësimit të ekselentëve në administratën shtetërore.

Rama tha se “pas përfundimit të studimeve me rezultate maksimale, ato aplikuan në platformën http://punetembare.gov.al dhe përmes një procesi tërësisht transparent, të organizuar nga Departamenti i Administratës Publike, kanë hyrë tanimë në rrugën e rritjes profesionale”.

“Me komunikimin, etikën, korrektesën dhe integritetin e tyre injektues, janë bërë vlerë e shtuar për trupën e shërbëtorëve publikë”, tha Kryeministri.

Për të rejat, aplikimi në programin “Punë të Mbarë” ishte zgjedhja e duhur. /m.m//a.a/