Gjatë një interviste televizive, Tomini theksoi se pacientët e infektuar nga COVID-19 nuk mund të marrin bombol oksigjeni në shtëpi, por duhet të ndjekin udhëzimet e mjekut të tyre të familjes.

Ajo apeloi që qytetarët e infektuar nga COVID-19 të mos marrin receta që një mjek mund t’i ketë dhënë një pacienti tjetër.

“Ndjekja nga mjeku i familjes i rasteve në shtëpi, me simptoma të lehta, sigurisht që do monitorohet nga mjeku i familjes që njeh historikun klinik, ndryshe bëhet trajtimi i gabuar. Kjo lloj recete nuk mund të qarkullojë në një pacient te një tjetër, të marrim receta ‘copy paste’. Pse duhet të marr 8 receta të ndryshme nga mjekë të ndryshëm”, tha Tomini.

“Nëse më rriten simptomat, kërkoj ndihmë te 127. Por jo të marrim bombol oksigjeni në shtëpi”, tha ajo.