[contact-form][contact-field label=”Emër” type=”name” required=”true” /][contact-field label=”Email” type=”email” required=”true” /][contact-field label=”Sajt” type=”url” /][contact-field label=”Mesazh” type=”textarea” /][/contact-form]

Sezoni veror 2020  ndonëse nuk ishte një sezon i zakonshëm për shkak të situatës nga pandemia covid-19, sërish shënoi rritje të konsiderueshme të depozitave në euro.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, 104 milionë euro u rritën depozitat në monedhën europiane gjatë tremujorit të tretë 2020.

Kjo rritje është më e ulët krahasuar me vitin e kaluar, kur rritja kishte qenë gati dy herë e gjysëm më e lartë, por sërish nuk është më e ulëta e viteve të fundit. Për shembull, në tremujorin e tretë 2017, depozitat ishin rritur në vlerën e 62 milionë eurove.

Gjatë tremujorit të tretë, në Shqipëri hynë 1.3 milionë shtetas të huaj. Krahasuar me vitin e kaluar, Shqipëria priti rreth dy milionë vizitorë të huaj më pak, megjithatë shifrat ishin disi më të mira se parashikimet, duke pasur parasysh situatën e pandemisë. Ndërsa eksportet shfaqën një tendencë në përmirësim gjatë kësaj periudhe në vlerën 69.1 miliardë lekë dhe gjallërimi i tregut të pasurive të paluajtshme, që financohet në një pjesë të madhe nga prurjet valutore u rrit me 5% në 6-mujorin e parë të vitit. /j.p/