ATSH-ANSA/ – Banka Botërore do të financojë për Ukrainën një kredi prej 100 milionë dollarësh për rindërtimi i Donbasit, zona juglindore e vendit e shkatërruar nga gjashtë vjet e gjysmë luftë midis trupave të Kievit dhe separatistëve prorusë.

Njoftimin e bëri presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në Twitter.

Ai shprehu mirënjohje për Bankën Botërore “për mbështetjen e integritetit territorial të Ukrainës”./ a.jor.