Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga punimet në këtë kantier.
“Vijon progresi në kantieret e Kardhiq – Delvinës, ku vitin e ardhshëm do të kemi më në fund një rrugë të stërpremtuar me dekada, e cila po bëhet realitet vetëm në qeverisjen tonë, sepse ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”, deklaroi Rama.
Deri tani është kryer 90% e vëllimit fizik të punës.
Rruga Kardhiq – Delvinë një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës ka një gjatësi prej 16 km. Ajo është cilësuar një nga akset me prioritare që shkurton me 3 orë kohë nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm turizmit.
Ky është një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës, që siguron lidhjen shumë më shpejtë të Gjirokastrës me bregdetin duke evituar Qafën e Muzinës për të vijuar përmes Nivicës./a.gjonaj/ /a.g/