Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se “në këtë vit tepër të vështirë për financat e publike, e mbajtëm fjalën e dhënë popullit të shkëlqyer të Polisit në Librazhd, duke filluar ndërtimin e rrugës kryesore të kësaj zone”.

“Bashkë me kryetarin e bashkisë Librazhd, Kastriot Gurra, si në çdo rast ndoqëm nga afër punimet e filluara nga kompania zbatuese. Por bashkë me ne edhe shumë banorë të Polisit, nga Gurshpata në Polis Sheh, nga Qendra në Gostimë, na u bashkuan në një bisedë spontane për këtë investim të rëndësishëm, i cili do të transformojë tërësisht këtë zonë”, tha Balla.

Rruga e re, sipas tij, “e kthen Polisin në një zonë tërheqëse për agroturizmin, duke u mbështetur në mikpritjen dhe traditën e rrallë të polisarëve”.

Siç kishim rënë dakord me banorët, ky Vit i Ri që po vjen do të na gjente me rrugën e re””, siguroi Balla.