Në Njësinë Administrative Milot të bashkisë Kurbin, ka një vatër të gjerë zjarri në rajonin Skuraj – Mal Bardhë. Po punohet me të gjithë kapacitetet e bashkisë Kurbin prej ditësh.

Për shkak të erës së fortë, temperaturave të larta, zjarri është përhapur shumë. Terreni është mjaft i thyer dhe nuk mund të ndërhyhet me zjarrfikëse.

Sot ka filluar operacioni i gjere, për eleminimin e vatrës së zjarrit,  nën drejtimin e Prefektit Lezhë.

Operacioni ka filluar në orën 06.30 të mëngjesit. Përveç forcave të bashkisë Kurbin, me mbështetjen e 50 forcave te Ministrisë së Mbrojtjes dhe të një helikopteri. Operacioni vijon.

 

 

Top Channel