epa03064979 (FILE) A file photo dated 05 August 2005 showing logos of the internet cyclopaedia 'Wikipedia' in several languages at the 'First International Wikimedia Conference' in Frankfurt, Germany. Online encyclopedia Wikipedia shut down its English-language site on 18 January 2012 and Google blacked out its famous logo in a 24-hour protest at proposed anti-piracy legislation in the United States. The unprecedented move came in reaction to two bills making their way through the US Congress, the Stop Online Piracy Act (SOPA) and the Protect IP Act (PIPA). EPA/BORIS ROESSLER

UASHINGTON, 2 nëntor /ATSH-ANSA/ – Wikipedia përgatitet për votimet presidenciale amerikane të 3 nëntorit për të luftuar abuzimin, dezinformimin dhe ndërhyrjet e jashtme, duke bllokuar faqen e saj kryesore të votimit, në mënyrë që vetëm disa redaktorë të mund të bëjnë ndryshime.

“Ne nuk jemi të shqetësuar për vandalët të cilët thjesht duan të prishin një artikull ose të shkaktojnë një problem të vogël”, tha për agjencinë britanike të lajmeve, Reuters, Ryan Merkley, shefi i stafit në Wikimedia Foundation.

“Ne jemi vërtet të shqetësuar për aktorët e koordinuar që duan të shpërndajnë informacion që mund t’i bëjë njerëzit, për shembull, të zgjedhin të mos votojnë ose të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve në bazë të diçkaje jo të vërtetë”, shtoi ai.

Anëtarët e këtij komuniteti u mobilizuan javën e kaluar për të shtuar mbrojtje shtesë në faqen “SHBA 2020” në mënyrë që vetëm përdoruesit që kanë një llogari të regjistruar për më shumë se 30 ditë dhe kanë bërë 500 ndryshime në këtë faqe mund të redaktojnë faqet e saj.

Enciklopedia e njohur në internet ka vërejtur një përhapje të llogarive të rreme dhe gjithashtu është takuar me anëtarët e qeverisë së SHBA, duke përfshirë FBI./ /os/